Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:08

​Ahmeti flet për planet rreth zvogëlimit të tollovisë dhe ndotjes në kryeqytet

Prishtinë | 08/11/2019 14:38

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se prej janarit 2020, parkingu publik do të jetë i kufizuar 2 orë për ata që nuk janë banorë të lagjeve dhe parkimi në qendër do të jetë më i shtrenjtë.

Ahmeti ka njoftuar se do të fillojmë ndërtimin e pesë Park and Ride parkingjeve në hyrje të qytetit.

Ndërsa, ka shtuar se do të investojnë edhe më tutje në Transport Publik.

Sipas tij, në javët dhe muajt në vijim do ta shqyrtojmë seriozisht Congestion Charge në pjesët e ngarkuara të qytetit.

“Mbi 100 mije makina hyjnë në Prishtinë në rrugët hyrëse gjatë ditës. Rrugët e ngushta të cilat nuk lejojnë zgjerim nuk mund të përballojnë këtë sasi të automjeteve. Kohët më të ndishme janë mëngjesi për shkak të njerëzve që vijnë në punë dhe prej orës 16 - 18 kur largohen nga Prishtina. Unaza e qytetit do ta shkarkojë një pjesë të makinave që hyjnë tranzit por problemi kryesor mbetet numri i madh i makinave që hyjnë”, ka shkruar ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress