Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:40

​Afër një mijë rroba dhe artefakte të të zhdukurve ruhen në vend jo adekuat

Prishtinë | 16/05/2019 10:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu kanë vizituar vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në objektin e ish-Rilindjes.

Veseli me këtë rast tha se të gjitha këto artefakte do të jenë të ekspozuara në muzeun e gjenocidit dhe se do të jetë e pafalshme nëse ndërkombëtarët nuk e përkrahin Tribunalin Ndërkombëtar të iniciuar nga ai.

 Ai shprehu besimi që ky Tribunal do të ndodh. Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar për të zhdukurit e njoftoi Veselin se rreth 948 rroba dhe artefakte ruhen ne këtë vend./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress