Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:12

​​ Abdixhiku: Veseli me stafin e tij po shpenzojnë shumë në udhëtime zyrtare

Prishtinë | 13/06/2019 14:42

Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e ka votuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, me arsyetimin se nuk i ka ofruar të gjitha të dhënat e nevojshme për arsyet e shpenzimeve.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë raportimit tha se për paga dhe shpenzime Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milionë e 567 mijë euro.

Lidhur me këto të dhëna të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tre mujorin e parë të këtij viti kryetari i komisionit, Lumir Abdixhiku e ka akuzuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli se po bën shpenzime të mëdha nëpër udhëtime zyrtare, ku po shoqërohet me një numër të madh këshilltarësh.

Duke iu referuar raportit, Abdixhiku tha se udhëtimi një javor i kryeparlamentarit Veseli i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 21 mijë euro, ku vetëm një dhomë gjumi është paguar 600 dollarë.

E mendimit të njëjtë kishte edhe anëtarja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila tha se buxheti i Kosovës po shpenzohet për lukse të qeveritarëve.

Sipas saj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli krahas udhëtimeve zyrtare shuma të mëdha po shpenzon edhe për dreka zyrtare.

Deputeti Ali Lajçi po ashtu nga Vetëvendosje ka pasur një pyetje për përzgjedhjen e stafit politik nëpër udhëtimet zyrtare, por sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se si administratë nuk kanë mandat të vendosin për numrin e anëtarëve që do të udhëtojnë.

Shpenzimet e Kuvendit të Kosovës i ka arsyetuar deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj e cila tha se udhëtimet zyrtare nga ana e Kuvendit të Kosovës janë të rëndësishme për ta promovuar punën e vendit.

Ajo i ka hedhur poshtë shifrat e udhëtimit zyrtar të Veselit në SHBA duke thënë se ajo shifër nuk përkon me raportin.

E në reagimin e tij deputeti  i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se në shifrën 21 mijë euro duhet të përfshihen edhe shpenzimet e Veselit si deputet.

Por Hadërgjonaj duke iu kundërpërgjigjur deputetit nga LDK-ja tha se deputetët e opozitës asnjë udhëtim zyrtar nuk e refuzojnë me qëllim të kursimit të buxhetit, përkundrazi ajo tha se janë shumë insistues për të udhëtuar.

Në këtë mbledhje të komisionit për Buxhet dhe Financa është votuar raporti vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018, ku me këtë rast ka raportuar edhe kryeshefi i Zyrës Kombëtare të Auditorit , Besnik Osmani i cili tha se shpenzimet më të mëdha bëhen për pagesën e qeras, ndërrimi i objektit ka bërë të ketë tejkalime të shpenzimeve.

 Ai tha se ndikim në buxhetin  tyre ka edhe puna në terren.  Osmani tha se  është shtuar edhe numri i auditiveve për shkak të kërkesave që i kanë marr nga Kuvendi i Kosovës./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress