Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:52

​​2000 nxënës shfaqin njohuritë e tyre në Gjuhën angleze

Prishtinë | 15/03/2019 22:10

Nesër mbi 2000 nxënës garojnë për dije nga 20 komunat e Kosovës në garën e dhjetë në Gjuhën angleze në nivel të Kosovës.

“Kolegji Mehmet Akif” në kuadër të institucioneve arsimore “Gulistan”, organizon edicionin e dhjetë me radhë gara në gjuhën angleze në nivel kombëtar.

Gara fillon nga ora 10:00 dhe do të mbahet në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga komunat përkatëse testi i kësaj gare tashmë tradicionale, e përkrahur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe DKA-të (Drejtoritë Komunale të Arsimit).

Gara në gjuhën angleze sfidon dijen e mbi 2000 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova të përzgjedhur nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta nga 20 komuna të Kosovës.

Në këtë garë i jepet mundësia që çdo nxënësi nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta të garojë, të zhvillojë mënyrën e të kuptuarit, arsyetuarit dhe logjikuarit të tij dhe të zbulojë talentin e vet.

Për komunën e Prishtinës testi i garës mbahet në ora: 10:00 në shkollën ISP (International School of Prishtina), në lagjen Marigona Rezidencë.

Kurse ceremonia e ndarjes së shpërblimeve mbahet më 23.03.2019, në ora 11:00 në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress