Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:42

​20 vite më parë u themelua PDK

Prishtinë | 10/10/2019 07:01

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tani është president i Kosovës.

Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin.    

Organ ekzekutiv i PDK-së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.    

PDK në zgjedhjet e mbajtura të dielën e kaluar, ka humbur primatin e partisë së parë, duke u radhitur e treta, në të cilin vend bie për herë të parë në historinë e saj./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress