Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:56

​2 000 dele ”kundërshtojnë” urbanizimin

| 21/10/2019 15:42

Rreth 2 000 dele zbarkuan sot në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, të drejtuara nga barinj përgjatë rrugëve të kryeqytetit, me rastin e festës së Transhumancës, një traditë e lashtë e vënë në rrezik nga rritja e urbanizimit.

Ky është kërcënimi që operatorët e sektorit dëshirojnë të shmangin me zhurmën e deleve në qendër të Madridit, një mënyrë për të vënë theksin në këtë çështje dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut.

Korteu u shoqërua nga muzikantë dhe valltarë me kostume rajonalë mes kuriozëve dhe turistëve.

Korteu arriti deri para bashkisë së qytetit, ku barinjtë i dhanë kryetarit të tyre 50 ‘meravedies’, (monedha bakri, falsifikimi i të cilave daton nga shekulli i 11-të), për pagesën simbolike të tarifave.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress