Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 26.04.2019 02:51

​‘16-vjeçarja nga Drenasi - viktimë e mendësisë dhe shoqërisë sonë’

Ferizaj | 11/02/2019 13:45

Me thirrjet "Nuk je hetues civil, je pedofil, "Aborti është zgjedhje jo detyrim", organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile, sot në Ferizaj është mbajtur marsh protestues, në të cilin u shfaq pakënaqësia me rastin e përdhunimit të një miture në Drenas.

Përfaqësuesja e këshillit organizativ, Dashurie Sefa tha se në vend se t'u japin dituri, vajzat e reja po bëhen skllave seksuale dhe se të njëjtat, nuk po kanë guxim as të raportojnë këto raste. Ajo tha se 16-vjeçarja nga Drenasi, është viktimë e mendësisë dhe shoqërisë sonë.

Edhe nëse raportohen e denoncohen këto raste, Sefa thotë se dënimi për abuzuesit do të jetë vetëm transferimi në shkolla tjera apo institucion tjetër.

Përveç në shkolla, universitete, e punë, gratë tha se abuzohen edhe nga shoqëria e familja. Indinjatën ndaj institucioneve të vendit, e ka shprehur edhe Muharrem Beqa, i cili doli për të shprehur pakënaqësitë në këtë marsh.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe 70-vjeçari, Selim Viqa, i cili për KosovaPress ka uruar që të akuzuarit për këtë rast të dënohen përjetësisht.

Protestuesit kanë vazhduar marshin nga Drejtoria e Arsimit, Stacioni i Policisë, deri te Gjykata themelore në Ferizaj, ku në dyert e këtyre tri institucioneve janë vendosur pankartat e protestuesve.

Ndryshe, dy persona janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit me nga një muaj për rastin e dhunimit të një të miture 16-vjeçare në Drenas./KosovaPressi/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress