Laureati i çmimit kryesor që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar pas marrjes së çmimi tha ndihet krenar që sot ka marrë këtë çmim që mban emrin e njeriut që ka pasur vlera të patjetërsueshme me anë të veprave të tij.
Basha tha se si shkrimtar që i takon atij brezit të shqiptarëve që kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha, kanë arritur që të krijojnë vepra të që sot vlerësohen..
Me këtë rast ai nuk la përmendur krizën e vlerave që është jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë botën.
“Çmimet e rëndësishme si ky në mesin tonë janë nga më prestigjiozet dhe sikur të heqim mëdyshjen që ka cdo krijues, druajtjet dhe dyshimet se sa të efektshme kanë qenë dhe janë përpjekjet për të gjetur lidhjet më të afërta me lexuesin dhe studiuesin nga ata që vlerësojnë letërsinë. Sepse përtej vetmisë krijuese është i pashmangshëm shoqërimi në distancë me ata që na lexojnë dhe përgjojnë vuajtjet dhe lumturitë tona”, tha laureati i sivjetmë i “Azem Shkrelit”.
Në këtë ceremoni janë ndarë edhe disa çmime tjera si ai “Ali Podrimja” të cilën e rrëmbyen Demë Topalli për librin e tij “Sytë që dijnë me pa” dhe Abdullah Zeneli me veprën “Vetmia e mermertë”.
Topalli tha se është nder i madh për të që fitoi çmimin që mban emrin e një ndër poetëve më të mirë siç ishte Ali Podrimja.
Përveç çmimit “Azem Shkreli” dhe “Ali Podrimja” sot u nda edhe çmimi vjetor letrar për fëmijë që mban emrin e shkrimtarit Vehbi Kikaj.
Ky çmim iu nda shkrimtares Fatmire Duraku për librin “Dea dhe kërriçi i vetmuar”.
Autorja e këtij libri tha se çmimin e marr ia dedikon vajzës së saj, e cila siq tha ajo edhe është arsyeja pse shkruan libra për fëmijë.
Falënderoj jurinë dhe Ministrinë e Kulturës që kujdeset edhe për librat për fëmijë. Shpërblimin tim për çmimin ‘Vehbi Kikaj’ ia dedikoj vajzës time Dea Halimit, e cila është arsyeja se pse unë shkruaj për fëmijë”, tha Duraku.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u nda edhe çmimi vjetor letrar për prozë “ Anton Pashku” i cili iu dha Majlinda Bregasit me romanin “Ikje”, çmimi vjetor letrar për kritikë “Ibrahim Rugova” iu dha Gëzim Aliut për studimin “ Romanet e Ismail Kadaresë, 1963-1990, retorika e tekstit dhe narracioni” ndërsa çmimi letrar për përkthim “ Pjetër Bogdani” iu dha Arben Atashit për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të autorit Ralf Rothman./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018