Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 02:56

​​Një i vdekur nga armë zjarri në Fushë Kosovë

Prishtinë | 09/07/2019 19:33

Një person është gjetur i vdekur në oborrin e një shtëpie në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka pohuar se viktima është gjetur në oborrin e një shtëpie në Fushë Kosovë.

“Policia ka marrë informatën rreth orës 13:00, se në lagjen 29 në Fushë Kosovë, saktësisht në oborrin e një shtëpie, ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes. Mbështetur në të gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimte, ndërkohë që po punohet për të ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Ahmetit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress