Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:19

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Zgjatet orari i punës në departamentin për konsumatorë edhe për dy orë të tjera

Prishtinë | 05/07/2019 14:34

KRU ”Prishtina” sh.a./ Departamenti për konsumatorë, njofton të gjithë konsumatorët e rajonit të Prishtinës se duke filluar nga data 8 korrik e duke vazhduar deri më 31 gusht 2019, ka zgjatur orarin e punës në pikat e shitjes edhe për 2 orë të tjera ( zyra për konsumatorë në drejtorinë e ujësjellësit, pika e shitjes në lagjen “Ulpiana” dhe pika e shitjes te Komuna e vjetër e Prishtinës.

Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që një gjë të tillë ta bëjmë edhe nëpër njësitë e tjera operative.

Kështu, orari i punës në këtë departament do të jetë nga ora 08:00-18:00 ( gjithsej 10 orë), derisa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09:00-16:00( gjithsej 7 orë).

Diaspora, e dijmë se përbën një element tejet të rëndësishëm në vendin tonë dhe kjo për shumë arsye, ekonomike, sociale, kulturore gjithnjë me fokus rolin e saj kontributdhënës nga vitet e 60-ta e deri më sot në liri.

Pra, arsyeja e zgjatjes së orarit janë bashkëatdhetarët tanë, pa i përjashtuar asnjë moment edhe konsumatorët e tjerë të KRU,,Prishtina,, sh.a.

Kjo, për arsye që atyre t’iu krijojmë lehtësira në kryerjen e obligimeve që kanë ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, gjatë qëndrimit në atdheun e tyre.

Përveq pagesave ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, ata në këtë departament mund të marrin edhe shërbime të tjera si, ankesa, kërkesa, qoftë teknike apo komerciale, varësisht nga organizimi i punëve të tyre.


 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress