Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:26

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Veseli viziton xhaminë e Mlikës në Dragash

Prishtinë | 14/08/2019 20:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është zotuar se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar si kryeministër do të ketë për prioritet ruajtjen dhe promovimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore e fetare në vend, pasi ato ofrojnë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se xhamia e Mlikës në Dragash, e ndërtuar në 1289, konsiderohet nga studiuesit si xhamia e parë në Ballkan.

“Si kryeministër i ardhshëm do ta kem prioritet ruajtjen mirëmbajtjen, restaurimin dhe promovimin e monumenteve të vyera si ky. Kosova jonë, edhe pse është territor i vogël, është e pasur në trashëgimi natyrore dhe kulturore dhe ka monumente të rralla si kjo xhami. Kjo trashëgimi së bashku me mikpritjen tradicionale të popullit tonë, ofron një potencial të madh për zhvillimin e turizmit në Kosovë, i cili është një sektor që në të ardhmen do të hapë shumë vende pune për rininë tonë”, shkruan Veseli.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress