Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:50

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Vazhdojnë punimet në kubëzimin e rrugëve-rrugicave në Komunën e Rahovecit

Prishtinë | 21/03/2017 14:42

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Rahovecit, po vazhdojnë punimet për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me kubëzimin e rrugëve-rrugicave në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat Celinë, Hoçë e Vogël, Brestoc dhe Retij e Poshtme.

Në qytetin e Rahovecit, kubëzimi është duke u bërë përmes projektit “Ndërtimi i rrugëve në qytetin e Rahovecit”, në kuadër të këtij projekti deri me tani janë kubëzuar rreth 15 rrugë-rrugica, në fshatin Celinë, janë planifikuar të kubëzohen 11 rrugë dhe gjatë vitit 2016 janë përfunduar 5rrugë , ndërsa punimet janë duke vazhduar edhe për kubëzimin e 6 rrugëve të tjera të këtij fshati.

Punimet janë duke vazhduar edhe në kubëzimin e rrugëve në fshatin Brestoc, ku  janë të planifikuara të kubëzohen 9 rrugë, ndërsa në fshatin Retij të Poshtme, është duke u punuar për kubëzimin e 2 rrugëve, kubëzimi i rrugëve është duke u bërë edhe në fshatin Hoçë e Vogël.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress