Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:19

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Valdet Januzaj i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë | 06/09/2019 13:12

Valdet Januzaj i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Siç njofton kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Facebook, Januzaj që është me profesion dentist, ka qenë i angazhuar edhe në Zyrën e Kosovës për Skandinavi me seli në Stockholm.

Njoftimi i Kurtit

Valdet Januzaj me prejardhje është nga Istogu, por që nga viti 1991 ka jetuar në mërgim. Në vitin 2000 Valdeti përfundoi studimet në kirurgji dentare pranë Institutit Karolinska në Stockholm, i cili njihet si qendër botërore për studime dhe hulumtime në shkencat mjekësore. Gjatë kësaj kohe ka qenë kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve “Iliria” si dhe është angazhuar në Zyrën e Kosovës për Skandinavi, me seli në Stockholm. Valdeti për një kohë ka ushtruar profesionin Doktor i Stomatologjisë në Suedi, e pastaj është shpërngulur në Angli, ku ka vazhduar profesionin si dhe studimet pasuniversitare. Ai ka qenë pronar i një poliklinike për disa vite në Angli. Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në dy fusha: Stomatologji (Warëick University, Coventry) dhe Menaxhment dhe Mentorim Modern (Royal College of Surgeons, London).

Kushtet për investime në vendet e Bashkimit Evropian ishin shumë më të favorshme, mirëpo Valdeti që nga viti 2004 filloi tërheqjen e këtyre investimeve me qëllim kthimin në Kosovë. Investimet janë bërë kryesisht në 3 sektore: shëndetësi, hotelieri, si dhe në projekte të infrastrukturës. Para 5 vitesh ka realizuar atë që gjithmonë e ka synuar, kthimin e përhershëm për të jetuar dhe vepruar në Kosovë.

Për më tepër se kaq, Valdeti ka vendosur që kontributin më të madh për Kosovën ta jap pikërisht përmes angazhimit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku edhe zyrtarisht u anëtarësua. E mirëprita bashkë me kryetarin e Qendrës sonë në Istog, Agron Avdijaj. Kosova ka nevojë për njerëz si Valdeti që janë të gatshëm të kthehen e të investojnë këtu, por edhe për Lëvizjen tonë, qeverisja e së cilës do të krijojë lehtësime për investime të mërgatës në Kosovë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress