Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:47

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​UP përfituesi më i madh i Erasmus+ për 2019

Prishtinë | 21/08/2019 17:07

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është përfituesi më i madh i projekteve të programit Erasmus+, në bazë të rezultateve për thirrjet e vitit 2019.

“Më lejoni që në emër të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë të ju njoftoj me kënaqësinë më të madhe, se Universiteti i Prishtinës është përfituesi më i madh i programit Erasmus+ në rezultatet e fundit për projekte Capacity Building dhe Jean Monnet”, ka njoftuar koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, Jehona Lushaku.

Për projektin “Capacity Building”, universiteti ka fituar një projekt si grandmbajtës dhe nëntë projekte si universitet partner. Ndërsa në kuadër të programit të “Jean Monnet”, UP është i vetmi institucion në Kosovë që ka arritur të përzgjidhet në tri projekte: një projekt si grandmbajtës, kurse në dy projekte të tjera si partner.

I lumtur me këtë sukses të UP-së, deklarohet rektori i UP-së, Marjan Dema.

“Menaxhmenti mirëpret lajmin pozitiv për punën e mirë që ka bërë stafi i UP-së në aplikimin për projekte në kuadër të këtyre programeve të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë. Ne zotohemi në përkushtim nga ana jonë në implementimin e plotë të tyre, gjë e cila i shërben edhe misionit tonë si universitet”, tha Dema.

Në këto projekte përfshihen mobilitete, bashkëpunim në hulumtime shkencore e shkëmbime të tjera akademike, ku përfituesit kryesor prej tyre do të jenë studentët dhe stafi i UP-së.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress