Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:35

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ujësjellësi i Gjakovës përfiton investime rreth 5.5 milionë euro nga Qeveria gjermane

Gjakovë | 16/10/2019 14:32

Në kuadër të bashkëpunimit financiar gjerman me Republikën e Kosovës sot kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti, nënshkroi marrëveshjen e veçantë të Marrëveshjes së Financimit dhe Projektit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për projektin Eliminimi i ujërave të zeza në jugperëndim të Kosovë - Faza VI.

Bashkë me marrëveshjen e fazës së pestë të nënshkruar në fillim të tetorit, KRU Gjakova përfiton një kontribut financiar donacion në total prej 5.5 milionë euro.

Përmes këtij kontributi financiar do të financohen aktivitetet e mëposhtme të projektit:

Riparimi, rehabilitimi dhe punët ndërtimore të kanalizimeve në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;

Investimet në rrjetin e ujit atmosferik në ato pjesë të qyteteve që do të lidhen me impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të ekzekutuar në fazat e mëparshme të programit;

Pajisjet për mbledhjen e të dhënave për GIS;

Pajisjet për mirëmbajtjen parandaluese (të tilla si mjetet e thithjes dhe pastrimit të kanalizimeve ose pajisje për inspektimin e kanalizimeve)

Me këtë rast kryeshefi ekzekutiv i KRU Gjakova, Ismet Ahmeti falënderon përzemërsisht Qeverinë Gjermane dhe Bankën Gjermane për Zhvillim KfW për këtë donacion dhe zotohet se edhe ky projekt do të implementohet me përkushtim të lartë nga kompania.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress