Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.08.2019 06:21

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​TV KLAN, tani në platformën Kujtesa !

Prishtinë | 05/07/2019 11:52

Kujtesa, si njëra nga platformat më të suksesshme televizive në Kosovë dhe me kanalet më kualitative, vazhdon te pasuroj platformën e saj me kanale të reja, këtë herë prezanton kanalin më të shikuar mbarë Shqipëtar, TV KLAN, me emisione prestigjioze dhe argëtuese për të gjithë.

Si synim kryesor që të përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e abonuesve të saj, Kujtesa tashmë ka shtuar edhe kanalin TV KLAN në platformën e saj, ku mund t’a gjeni me numrin 10. Gjithashtu kësaj platforme I janë shtuar edhe kanalet Klan plus me numrin 11 dhe Klan Music që e gjeni me numrin 12. Disa prej programeve më të njohura të cilat mund t’i ndiqni në TV KLAN përfshijnë emisionin Opinion me Gazetarin dhe Analistin e njohur Blendi Fevziun ku ju mund të ndiqni debate, analiza, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarje më të fundit dhe të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit me opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.

Mirepo, për t’u argëtuar duke shikuar TV, gjithmonë mund të jeni së bashku me emisionin Xing me Ermal Mamaqin, i cili është i vetmi që thyen çdo monotoni dhe i’u bën të qeshni me mysafir të ndryshëm  të cilët janë prezent në studio, e njësoj edhe me risitë që di të sjellë vetëm ai.

Pasdite mund të shoqëroheni me Rudina Magjistarin, me një show argëtues dhe informativ me të ftuar në panel që flasin për tema të ndryshme, inserte filmike të xhiruara më parë, lidhje direkte e shume aktualitete të tjera. Rekord në prodhimtari, staf profesionistësh, teknologji e lartë, prodhime dhe blerje të suksesshme, programe për të gjithë target-moshat, e bëjnë Tv Klan, të jetë ekrani më i dashur i të gjithë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë.

Kujtesa do të vazhdojë të sjellë risi dhe kanale të reja vazhdimisht me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të abonentëve të saj.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress