Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 10:46

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Skenderaj, nis fillimi i asfaltimit të segmenteve të rrugëve brenda zonës urbane

Skenderaj | 06/11/2019 17:47

Në vazhdim të punimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, sot ka filluar asfaltimi i rrugicave brenda zonës urbane në Skenderaj.

Për të parë nga afër punimet aty ishin edhe kryetari i kësaj komune Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë.

“Në vazhdën e realizimit të projekteve të shumta, sot, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanie Ahmeti dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër asfaltimin e rrugicave brenda zonës urbane në qytet. Tashmë banorët do të kenë infrastrukturë moderne! E gëzofshin banorët e kësaj pjese!”, shkruan kryetari Jashari.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress