Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:38

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Rrugën Gjilan-Lipjan ministri Lekaj e bën realitet

Prishtinë | 05/07/2019 14:38

​Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi fillimin e punimeve në rrugën e Verbicës së Zhegocit që lidhet me Sllovinë e Lipjanit.

Ministri Lekaj tha se do të vazhdojë t’u dalë në ndihmë të gjitha komunave në realizim të projekteve të rëndësishme për banorë, sic është rruga Zhegoc – Slivovë, e filluar tre here, që nga koha e Jugosllavisë. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare për komunat, sepse ato janë baza e zhvillimit ekonomik.

Rruga Verbicë e Zhegocit, Gjilan që e lidhë me Sllovinë e Lipjanit me vlerë prej 1 milion e 380 mijë euro, është e gjatë 7.8 kilometra dhe do të realizohet me mbështetjen e plotë financiare të MIT-së. Ky projekt do të përfundojë brenda një viti.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress