Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:24

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Rama-Hajrizi priti në takim njohës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar

Prishtinë | 06/09/2019 15:54

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott, të premten, më 6 shtator 2019.

Pasi që i uroi suksese në detyrën e tij të re, kryetarja Rama-Hajrizi e njoftoi ambasadorin Abbott me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, me sfidat e përballura pas largimit të njëkohshëm të katër gjyqtarëve, dy prej tyre ndërkombëtarë, si dhe me kontributin e këtij institucioni në zhvillimin e gjyqësisë kushtetuese dhe sundimin e ligjit në Kosovë.  

Gjatë bashkëbisedimit, ajo vuri theksin edhe në raportet e mira të bashkëpunimit me gjykatat kushtetuese të vendeve të rajonit dhe ato evropiane, si dhe në përpjekjet e vazhdueshme që po bëhen për rritjen e transparencës në punë dhe në avancimin e kapaciteteve profesionale të Gjykatës. 

Kryetarja Rama-Hajrizi e falënderoi ambasadorin Abbott për ndihmën që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar deri më tani Gjykatës Kushtetuese, por edhe institucioneve të tjera në vend, në mbështetje të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ambasadori Abbott e falënderoi kryetaren Rama-Hajrizi për mikpritjen dhe konfirmoi që për Mbretërinë e Bashkuar prioritet ka qenë dhe mbetet sundimi i ligjit në Kosovë, për të cilën do të vazhdoj mbështetja. 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress