Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:11

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Qendra e Arbitrazhit e Odës Amerikane organizon ligjëratë me studentët e UBT

Prishtinë | 28/04/2017 10:21

Qendra e Arbitrazhit në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë është themeluar në shtator të vitit 2011 dhe ofron shërbime të arbitrazhit dhe ndërmjetësimit komercial.

Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pasur kënaqësinë të organizojë ligjëratë për studentët dhe stafin akademik të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) mbi arbitrazhin tregtar. Ligjërata e mbajtur nga Sekretari i Përgjithshëm i Odës Amerikane është fokusuar në benefitet e arbitrazhit tregtar ndërkombëtar vis-à-vis sistemit gjyqësor, duke u bazuar në përparësitë e tij që përfshijnë: kontrollin maksimal të palëve, fleksibilitetin, nxjerrjen e vendimit final brenda periudhave të shkurtëra si dhe konfidencialitetin e procesit. Ligjërata është përmbyllur me dhënien e përgjigjeve mbi pyetjet e studentëve dhe stafit akademik të UBT-së, të cilët janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë në të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të kësaj metode alternative për zgjidhjen e kontesteve. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress