Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 08:38

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Përurohet hyrja e re e Gjimnazit “17 Shkurti"

Obiliq | 14/11/2019 12:34

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DKA-së Agim Spahiu, kanë zhvilluar sot një vizitë në Gjimnazin “17 Shkurti“, me ç’rast është përuruar edhe hyrja e re për këtë shkollë.

Gjatë vizitës, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Gjimnazit “17 Shkurti” Besa Gashi-Dvorani, së bashku me stafin e profesorëve kanë njoftuar nga afër kryetarin Gashi për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kryetari Gashi para nxënësve dhe mësimdhënësve tha se prioritet kryesor i komunës që ai drejton mbetet investimi në infrastrukturën arsimore dhe ngritja e cilësisë në arsim, duke bërë ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme, por edhe duke kompensuar shpenzimet e udhëtimit për nxënësit që jetojnë në fshatrat e kësaj komune.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress