Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 06:34

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Penda e Livoçit do të shndërrohet në zonë turistike

Gjilan | 09/07/2019 12:01

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fisnik Reçica, përfaqësues i Swisscontact, për të promovuar, mbështetur dhe bashkëfinancuar zhvillimin e zonës turistike rreth Pendës së Livoçit dhe krijimin e kushteve për të rritur fluksin e turistëve në këtë pjesë.

Kjo marrëveshje synon gjithashtu që krahas zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Komunën e Gjilanit, të ndikojë edhe në zhvillimin e sektorit privat dhe rritjen e punësimit.

Faza e parë është studimi i fizibilitetit për çka është një angazhim i përbashkët me dinamikë të shtuar në mënyrë që më pas të vazhdohet edhe me fazat tjera për inkuadrimin dhe funksionalizimin e kësaj zone në hapësirë të veçantë turistike. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress