Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:10

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Pacolli- Weidinger diskutojnë për avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri

Prishtinë | 18/09/2019 13:55

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës Behxhet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin Christoph Weidinger që do të jetë përfaqësuesi i ri i Austrisë në Prishtinë.

Me këtë rast, ministri Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger si dhe suksese në punën e tij.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë.  Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”, tha Pacolli.

Ai theksoi se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë. 

Ndërsa, ambasadori Weidinger u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress