Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:55

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Pacolli viziton projektet që ia ndryshuan pamjen Mitrovicës

Prishtinë | 12/04/2017 17:58

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot qytetin e Mitrovicës, ku i shoqëruar nga Kryetari Agim Bahtiri, fillimisht ka mbajtur takim me qytetarë, ndërsa më vonë është takuar edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme të Japonisë.

Në takimin me qytetarë Presidenti Pacolli ka diskutuar për projektet e përfunduara si dhe për investimet e reja në qytetin e Mitrovicës.

Në këtë takim, Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, në prani të qytetarëve, ia prezantoi Presidentit Pacolli një raport rreth projekteve të përfunduara të Komunës duke përmendur këtu edhe heqjen e barrikadave dhe shkëputjen e nepotizmit dhe krimit të organizuar.

Në fjalën e tij para qytetarëve Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli fillimisht i ka përshëndetur përfaqësuesit e minatorëve të Trepçës, të cilët kishin ardhur për ta takuar.

Pacolli e ka përgëzuar Kryetarin Bahtiri për realizimin e projekteve dhe aspiratave në qytetin e Mitrovicës.  Ai gjatë fjalës së tij ka përmendur edhe kohën kur i kishte propozuar Bahtirit që të kandidonte për të parin e Mitrovicës. Pacolli ka thënë se ishte bazuar në punën dhe angazhimin e Bahtirit në sferën ndërkombëtare.

“Të gjitha ato punë, kërkojnë vullnet, motiv dhe angazhim. Ju përgëzoj dhe ju them se Mitrovica sot është kthyer ne binarë.” ka theksuar Pacolli.

I pari i AKR-së ka thënë se Aleanca Kosova e Re, asnjëherë nuk do të ndalë punën dhe angazhimin për ta arritur qëllimin. “ Qëllimi ynë është mirëqenia e qytetarit. Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin tonë për t’ia kthyer shpresën popullit tonë”.

Para qytetarëve ka folur edhe Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili e ka falënderuar Presidentin Pacolli për përkrahjen dhe i ka premtuar se do të vazhdojë punën për nxitjen e prodhimtarisë në qytetin e Mitrovicës , me qëllim të përmirësimit të standardit dhe mirëqenies së qytetarëve.

“Misioni im ka qenë që njëherë e përgjithmonë ky qytet të largohet nga kthetrat e atyre që e kanë zotëruar qytetin për përfitime personale. Ardhja ime në krye të Mitrovicës i ka zhdukur këto dukuri, ndërsa ashtu si deri tash, AKR do të vazhdojë me nxitjen e prodhimtarisë vendore si dhe sjelljen e investitorëve të rinj në Mitrovicë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Presidenti i AKR-së më pas zhvilloi një takim me delegacionin e Ministrisë së jashtme të Japonisë, të cilët kishin ardhur për t’i vëzhguar nga afër punët në fabrikën e kërpudhave "Hirano mushrooms", fabrikë kjo e cila përdorë teknologji japoneze.

Fabrika e kërpudhave “Hirano Mushrroms”, eksporton direkt ne tregun e jashtëm, duke përfshirë këtu Hollandën, Gjermaninë, Francën dhe Anglinë.  

Presidenti Pacolli premtoi se do të vazhdojë edhe më tej angazhimin e tij për hapjen e fabrikave të reja në Kosovë, si dhe për sjelljen e investitorëve të ri në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Mitrovicës, lideri i AKR-së e ka vizituar edhe liqenin artificial, urën e Ibrit, sallën e sporteve, pishinat, si dhe disa projekte të tjera të cilat janë në zhvillim  e sipër. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress