Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:30

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Pacolli - Butel diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Prishtinë | 11/09/2019 13:48

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të shtetit francez në vendin tonë, Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës dhe proceset aktuale politike.

Ministri Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Kosovës, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Emmanuel Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress