Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:07

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Osmani takohet me Ambasadorin Lebet

Prishtinë | 29/10/2019 14:52

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa dhe z. Armend Zemaj, janë takuar me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Huert Lebet.

Gjatë takimit znj. Osmani e njoftoi Ambasadorin Lebet për diskutimet LDK-LVV drejt një programi të përbashkët në qeverinë ardhshme.

Po ashtu, znj. Osmani potencoi se prioritet i kësaj qeverie do të jetë alokimi i buxhetit drejt investimit në qytetarët e Kosovës veçanërisht në arsim, shëndetësi dhe rritje të punësimit të rinisë dhe grave.

Të gjitha këto arrihen vetëm nëse fillimisht garantohet sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit e korrupsionit ku krerët e shtetit, Kryeparlamentari, Kryeministri dhe Presidenti duhet të jenë vet shembuj të udhëheqësve të pakorruptuar. 

Ambasadori Lebet falënderoi LDK-në për qasjen konstruktive në proceset shtetformuese dhe ofroi përkrahjen e shtetit të Zvicrës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të facilituar nga Bashkimi Evropian.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress