Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:20

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Osmani premton subvencione për prodhuesit vendor

Prishtinë | 08/09/2019 12:55

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani gjatë ditës sotme ka vizituar kompaninë e qumështit “Eurolona”, nga ku ka bërë thirrje që sa më shumë të konsumohen produktet vendore.

Osmani para mediave tha se njëra prej temave që do të angazhohet është siguria në ushqim.

Ajo gjithashtu tregoi masat që do t’i merr për t’ia lehtësuar punën këtyre kompanive.

“Ajo çka duhet të bëjmë është që shteti i Kosovës të përkrah më shumë në mënyrë që prodhimet vendore të jetë ato që konsumojnë qytetarët tanë. Besoj fuqishëm që shteti edhe institucionet vendore duhet të blejnë vetëm prodhime vendore. Ne do të ndërmarrim masa duke hekur akcizën në naftë edhe subvencione të shumta”, tha ajo

Ndërkaq, pronari i kompanisë së qumështit, “Eurolona”, Milazim Berisha u shpreh falënderues për këtë vizitë, teksa tha se pret që të largohen gjitha barrierat që i kanë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress