Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:18

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Osmani: Nuk do të ketë më autostrada për t'i mbushur xhepat e qeveritarëve

Deçan | 05/09/2019 19:33

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në Deçan ritheksoi përkushtimin e saj për të ndërtuar bashkë me qytetarët shtet të qëndrueshëm për të ardhmen.

Osmani nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit, si degë të rëndësishme të ekonomisë.

"Deçani e di më së miri sa e rëndësishme është beteja për dekriminalizimin e shtetit. Të paditurit i kanë hipur në qafë secilës familje të ndershme, secilit biznes të ndershëm. Deçani është nyja që na lidhë me shtetet e rajonit dhe ne do ta shndërrojmë këtë vend në epiqendër të turizmit", theksoi Osmani.

Ajo i siguroi qytetarët e Deçanit dhe gjithë Dukagjinit se do të trajtohen me kujdes investimet që do t'i bëjë qeveria e udhëhequr nga LDK-ja.

"Nuk do të ketë më autostrada për t'i mbushur xhepat e qeveritarëve, por, autostrada për t'i shërbyer zhvillimit ekonomik dhe jetës më të mirë të qytetarëve", theksoi ajo.

Ndërkaq, në Junik, Osmani theksoi domosdoshmërinë që të ndërtojmë shtet të qëndrueshëm për të siguruar të ardhme për fëmijët tanë.

"Ne duam të bëjmë shtet të fortë si kullat e Junikut", tha Osmani.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress