Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:09

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Osmani njofton Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës

Prishtinë | 29/10/2019 13:49

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa në takim lamtumirës janë takuar me shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë.

Osmani e njoftoi Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Ndërsa, Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtet-formuese.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress