Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:03

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​OJQ Lëvizja Demokratike: Stop dhunës dhe ndëshkimit trupor në shkolla

Ferizaj | 17/09/2019 17:02

Organizata joqeveritare “Lëvizja Demokratike” ka reaguar ndaj dhunës së një fëmije që është ushtruar nga një mësues në një shkollë në Greme të Ferizajt.

“Fëmijët nuk janë një objekt i prindërit, kujdestarit apo mësuesit, por janë njerëz me të drejta të plota që gëzojnë të drejtën për një mbrojtje të veçantë për shkak të moshës së tyre”, thuhet në reagim.

Lëvizja Demokratike kërkon masa të menjëhershëm të Komunës së Ferizajt dhe të merren masa ndaj mësuesit.

“Njësitë e Mbrojtjes së fëmijës pranë bashkive dhe komunave duhet të identifikojnë rastet e tilla të dhunës në institucione dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës”, thuhet më tej në reagim.

Ndryshe, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës e ka shpallur ndëshkimin trupor të paligjshëm, duke sanksionuar se fëmija mbrohet nga çdo formë e dhunës, përfshirë ndëshkimin trupor dhe trajtimin poshtërues e denigrues.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress