Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.04.2017 12:23

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne komunikatat@kosovapress.com apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Oda Amerikane takohet me kompanitë e sigurimeve

Prishtinë | 21/04/2017 14:28

Oda Amerikane ka organizuar takim me kompanitë e sigurimeve dhe Drejtorin e Departamentit të Mbikqyrjes së Sigurimeve në Bankën Qëndrore të Kosovës, Nexhat Miftari.

Tema kryesore e këtij takimi ishte praktika diskriminuese e mënyrës së tatimimit që po i’u bëhet kompanive të sigurimeve, duke i ngarkuar me një taksë prej 5% në të hyra. Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i BQK-se u shpreh se BQK tanimë e ka biseduar këtë çështje me institucionet publike relevante dhe poashtu Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe se ka vullnet për të ndryshuar këtë ligj. Gjatë takimit poashtu u theksua se presioni ndaj Ministrisë së Financave dhe akterëve tjerë duhet të shtohet në mënyrë që ky ndryshim të ndodhë sa më parë.

Oda Amerikane u shpreh e gatshme për të ndihmuar në shtyrjen përpara të këtij procesi.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress