Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:56

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Oda Amerikane shënon trembëdhjetë vjetorin

Prishtinë | 24/03/2017 14:49

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një pritje me rastin e trembëdhjetë vjetorit të themelimit. Në mesin e anëtarëve, Oda Amerikane mirëpriti Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Gregory Delawie, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të ministrive dhe institucioneve tjera ndërkombëtare.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie vlerësoi të shembullt faktin që anëtarët themeltarë të Odës Amerikane kanë përqafuar vlerat afariste amerikane para se Kosova të bëhej republikë e pavarur, duke konfirmuar kështu se ata kuptojnë që rritja ekonomike dhe biznesi që i kontribuon asaj rritje, luajnë një rol esencial në zhvillimin e këtij shteti dhe sigurisë së tij.

 

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj trashëgimie, me një rol më aktiv në lehtësimin e integrimit më të madh të Kosovës në komunitetit global dhe rritjen e sigurisë së saj përmes zhvillimit ekonomik. Ai inkurajoi anëtarësinë e Odës Amerikane për të folur me një zë më të fuqishëm për çështjet që po e pengojnë avancimin e ekonomisë së Kosovës, meqë asnjë Qeveri nuk mund të zgjidhë problemet e mëdha ekonomike pa mbështetjen aktive të bizneseve.

 

Ambasadori Delawie tha se ai ka mësuar nga takimet me politikanët lokalë, afaristët dhe qytetarët e rëndomtë se interesimi i tyre shkon përtej çështjeve që duket se dominojnë lajmet politike në Prishtinë dhe në vend të kësaj, interesimi i tyre është për papunësinë, rritjen e pamjaftueshme ekonomike, arsimin dhe korrupsionin.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka, duke vlerësuar pjesëmarrjen e përfaqësuesëve të institucioneve më të rëndësishme, foli për disa prej të arriturave kryesore të Odës Amerikane përgjatë këtyre viteve, duke potencuar faktin që Oda Amerikane në Kosovë është e vetmja nga 45 Odat Amerikane në Evropë që ofron shërbime të arbitrazhit, ka një fondacion që mbështet aktivitet bamirëse të shoqërisë Kosovare, ka një shkollë shahu për fëmijë si dhe se fundmi ka themeluar edhe Institutin për Politika Ekonomike, i cili do të ndihmojë në nxjerrjen e statistikave të besueshme për të cilat Kosova ka nevojë.

Presidenti i Bordit të Odës Amerikane Mërgim Cahani u shpreh se prezenca e përfaqësuesëve më të lartë të institucioneve të vendit dhe ndëkombëtare tregon për bashkëpunimin e ngushtë të Odës Amerikane me Qeverinë dhe institucionet tjera. Cahani shtoi se Oda Amerikane vazhdimisht ka kontribuar në lehtësimin e të bërit biznes në vend, por që duhet pasur parasysh edhe zhvillimet teknologjike në mënyrë që ambienti i biznesit të jetë edhe më efikas.

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli uroi anëtarët e Odës për përvjetorin e tyre dhe tha se themelimi i saj para pavarësisë së Kosovës është një tregues i rëndësishëm i mbështetjes Amerikane për Kosovën duke theksuar se institucionet e vendit mbesin të përkushtuara të marrin në konsideratë rekomandimet e Odës Amerikane dhe asociacioneve të tjera të biznesit. 

Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi punën e Odës në sigurimin e investimeve nga bizneset Amerikane. Mustafa theksoi se Qeveria në partneritet me Odën ka ndërtuar politikat ekonomike, ka hartuar politikat fiskale, përfshirë edhe Pakon Fiskale 2.0, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar partneritetin drejt zhvillimit ekonomik për Kosovën.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress