Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:50

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Nis ndërtimi i shkollës së re në Zaskok

Ferizaj | 26/09/2019 15:16

Sot është vënë gurthemeli i objektit të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Zaskok të Ferizajt, që është realizim i një kërkese të kahmotshme të banorëve të këtij fshati.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se me objektin e ri do të krijohen kushte më të mira për procesin mësimor.

“Kjo shkollë nuk ka plotësuar kushtet, madje është një prej shkollave më të vjetra në territorin e Ferizajt dhe kjo është edhe arsyeja që ka qenë kërkesë e kahmotshme, por ju siç e dini ka qenë këmbëngulja jonë, Komunës së Ferizajt, sipas kërkesës së komunitetit, këshillit të fshatit, prindërve dhe falënderoj Qeverinë e Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, insistimin e tij që përmes procedurave parlamentare të bëhet pjesë e buxhetit," tha Aliu.

Projekti në vlerë 1.3 milionë euro, financohet nga Ministria e Arsimit dhe ofron kushtet e volitshme e rrit cilësinë në arsim, për njërën ndër objektet më të vjetra shkollore, si kjo e shkollës "Naim Frashëri" në Zaskok.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress