Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:09

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Nis puna për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan

Prishtinë | 04/11/2019 14:57

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit në detyrë Pal Lekaj sot mori pjesë në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë-Oshlan të Komunës së Vushtrrisë.

Lekaj theksoi se fillimi i këtij projekti simbolizon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e projekteve infrastrukturore lokale dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të kësaj ane.

Projekti është financim i MIT-së dhe ka kosto 827 mijë e 163 euro. Me gjatësi prej 2.7 kilometra, brenda këtij projekti përfshihen: zgjerimi i rrugës, asfaltimi me dy shtresa, trotuaret, sinjalistika horizontale dhe ajo vertikale, si dhe lëshesat gypore përgjatë rrugës.

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit gjatë Qeverisë Haradinaj ka zhvilluar rreth 300 projekte infrastrukturore në të gjithë vendin.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress