Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:36

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Nis ndërtimi i Këndit të lojërave te ‘Parku i Lirisë’ në Ferizaj

Ferizaj | 21/08/2019 19:12

Ka nisur ndërtimi i Këndit të lojërave te “Parku i Lirisë” në Ferizaj, projekt ky që do të kushtojë rreth 20 mijë euro.

“Parku i Lirisë” me këtë projekt po kthehet tashmë edhe në rekreacion të fëmijëve, hapësirë çlodhëse e argëtuese për të vegjlit që shoqërohen nga familjarët e tyre.

Dora institucionale së fundmi është shtrirë edhe me ‘Parkun e Lirisë’, për të zbatuar në këtë thesar natyror projektin e shumë nevojshëm të ndërtimit të këndit të lojërave në këtë hapësirë dhe rinovimin e nyjave tjera të dëmtuara në këtë park, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Ferizajt.

Ferizajasit së shpejti të vegjlit e tyre mund t'i dërgojnë aty, në një hapësirë ku frymon qetësia, pushimi dhe rekreacioni, përmes këtij projekti të zbatuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress