Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:36

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Nis fushata e korrje-shirjeve në Malishevë dhe rendimentet janë të mira

Malishevë | 09/07/2019 14:15

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e korrje-shirjeve për këtë vit, ndërsa rendimentet e grurit janë shumë të mira, së paku në ditët e para të korrjes së grurit.

Korrjen e grurit, sot e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka përgëzuar bujqit për rendimentet e mira.

Sipas drejtorit komunal për bujqësi, Murat Hoxha, bazuar në të dhënat që ka drejtoria, këtë vit me grurë janë mbjellë 3040 hektar, dhe e tëra është në sektorin privat.


Ndërsa përgjegjësi i shtabit komunal për mbikëqyrjen e  fushatës së korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, Remzi Paçarizi, ka bërë të ditur se rendimentet e ditëve të para të korrjes së grurit sillen nga 5000 deri në 5500 kilogram grurë për një hektar.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se çmimi për korrjen e grurit është 100 euro për një hektar, ndërsa në territorin e Malishevës janë të regjistruara rreth 40 kombajna.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress