Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:05

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Në Teatrin "Adriana" do të shfaqet premiera "Derisa vdekja nuk na ndanë"

Ferizaj | 04/11/2019 17:37

Prodhimet skenike të Teatrit "Adriana" si asnjëherë më parë po vijojnë me ritmin e cilësinë më të lartë.

Tashmë kur ka pak javë që përfundoi prodhimi i shfaqjes teatrore "UN Inspektori" me regji të Erson Zymberit, aktorët e trupës rezidente ferizajas, nuk do të pushojnë.

Është shfaqja "Derisa vdekja nuk na ndanë" apo "Purgatori" nga Nina Horvat, me regji të Fatos Berishës që së shpejti do të ngjitet në skenën e Teatrit "Adriana", për t'i dhënë publikut emocionet e forta e lojën psikologjike, intrigat e realitetin brutal të ndërthurur në karakteret e shfaqjes.

Për ta realizuar këtë shfaqje është përzgjedhur edhe kasti i aktorëve që do ta vënë në skenë këtë vepër teatrore.

Janë aktorët e mirënjohur e të dashur për publikun ferizajas, Nexhat Xhokli, Edona Berisha, Shpëtim Selmani, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, Gresa Gashi, Arben Marevci, Donika Zeqiri, Valdrin Osmani që janë përzgjedhur përmes audicionit nga regjisori Berisha.

Provat kanë filluar, aktorët po japin maksimumin që loja e tyre të injektoj tek publiku shkëlqimin e sfidën që përcjellë këtë vepër, kurse publikut, fund-nëntori do t'i ofrojë shfaqjen e tretë premierë, prodhim i Teatrit "Adriana", pas sukseseve me shfaqjet "Molieri" me regji nga Elmaze Nura dhe "UN Inspektori" nga Erson Zymberi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress