Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:22

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Në komunën e Istogut u mbajt dëgjimi publik me qytetarë

Istog | 11/07/2019 15:05

Mbahet dëgjim publik me qytetarë për projekt Rregulloren Komunale për Fillimin dhe Mbarimin e Orarit të Punës për Subjektet Afariste në Komunën e Istogut si dhe Projekt Rregulloren për Transparencë dhe Plani i Punës së Veprimit për Transparencë

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për projekt rregulloren komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut si dhe projekt rregulloren  për transparencë dhe plani i punës së veprimit për transparencë.

Prezantimin e projekt rregulloren komunale për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut e bëri drejtori i drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim , Lulzim Blakaj i cili u shpreh se me këtë rregullore do të përcaktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës për veprimtaritë afariste, hoteliere, zejtare dhe shërbyese të cilat veprojnë apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në territorin e komunës se Istogut.

Ndërkaq drejtoresha e drejtorisë së Administratës Edona Bujupi Loxha bëri prezantimin e projekt rregullores për transparencë si dhe planin e punës së veprimit për transparencë. Forcimi i transparencës në punë të organeve të Komunës: Kuvendit të Komunës dhe Kryetarit të Komunës, organeve të Administratës: drejtorive komunale, institucioneve arsimore dhe shëndetësore, punës së ndërmarrjeve publike komunale dhe rritjes së pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje në nivel lokal si dhe zbatimi i praktikave të mira administrative për qasje në dokumente publike janë ndër qëllimet kryesore të kësaj rregulloreje.

Qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për këto rregullore.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress