Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:36

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Mustafa: LDK do të përqendrohet në funksionalizimin e shtetit ligjor

Prishtinë | 15/10/2019 16:28

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Samuel Paice, kryesues i Departamentit Politik në Ambasadën britanike në Prishtinë.

Ambasadori Abbott uroi kryetarin Mustafa për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e procesit të dialogut Kosovë - Serbi.

Kryetari Mustafa njoftoi ambasadorin Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

“LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të përqendrohet në funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Mustafa.

Po ashtu, kryetari Mustafa, duke falënderuar ambasadorin Abbott për përkrahjen e shtetit të tij ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë – Mbretëri e Bashkuar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress