Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:49

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Mustafa është takuar me Johannes Rey

Prishtinë | 14/08/2019 15:36

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa sot ka pritur në takim shefin e zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, Johannes Rey.

Rey uroi për zgjedhjet e brendshme në LDK dhe rizgjedhjen e Mustafës në krye të LDK-së.

Mustafa e njoftoi z. Rey me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike në Kosovë, përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe besimin se LDK do të dal fituese në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Poashtu Mustafa falënderoi Fondacionin KAS për mbështetjen që i kanë dhënë LDK-së dhe forumeve të saj si partner i vetëm në Kosovë.

z. Rey e vlerësoi rolin e LDK-në në të gjitha proceset që ka pasur në Kosovë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të LDK-së me CDU-në si dy anëtare të familjes së EPP-së.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe z. Ismet Beqiri.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress