Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 06:05

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​MMPH financon ndërtimin e sheshit në Shtime

Prishtinë | 04/11/2019 16:34

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i parkut – sheshit të qytetit në Shtime”.

Me këtë rast ministri Matoshi ka thënë se këtë projekt  mjaft të rëndësishëm, por të vonuar për Shtimen, ministria që ai drejton këtë vit po e financon me 120 mijë euro. Ai vlerësoi se pjesë e prioriteteve të tij gjatë mandatit si ministër ka qenë përkrahja e komunave në shtimin e zonave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tyre.

“MMPH për të inkurajuar komunat në përmirësimin e gjendjes se mjedisit, së bashku me GIZ-in ka lansuar grantin e performancës ku komunat që i japin prioritet mjedisit, punojnë në avancimin e gjendjes së mjedisit do të shpërblehen me grante në formë projektesh”, ka deklaruar Matoshi.

Ndërsa, kryetari Ismajli ka falënderuar ministrin Matoshi, për financimin e këtij projekti duke shtuar se për këtë projekt do të ndajnë mjete financiare edhe nga komuna që ai drejton.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress