Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:49

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Miratohet projekt-buxheti i Komunës së Ferizajt për 2020-2022

Ferizaj | 30/09/2019 15:23

Kuvendi Komunal i Ferizajt në seancën e rregullt ka miratuar projektbuxhetin e Komunës për periudhën 2020-2022.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu tha buxheti i vitit 2020 është 16.45% më i lartë sesa ai i vitit 2019 apo shprehur në vlerë buxhetore nga 30,934,846.00 euro është rritur në 36,023,634.00 euro, ose 5,088,788.00 euro më shumë për ferizajasit, për shërbimet komunale, infrastrukturën dhe nevojat e qytetit.

“Ndërtimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare, shtëpisë së pensionistëve, ndërtimi i Kompleksit të Varrezave të Reja të Qytetit, ndërtimi i Kolektorit Verior të kanalizimit fekal, ndërtimi i Qendrës së Sporteve Luftarake, rikonstruktimi i Tregut të Gjelbër në një model në gjithë vendin, modeli i ri i sinjalistikës rrugore, ndërtimi i strehimores për qentë endacak, rregullimi i tregut të kafshëve, tregjet bujqësore, vendosja e hidrantëve, nisja e procedurave për ndërtimin e objektit të ri të Komunës, si dhe nisja e procedurave për ndërtimin e objektit të Stacionit të Autobusëve, rregullimi i vend-pritjes për udhëtarët, funksionalizimi i Zyrës së Regjenerimit Urban, vazhdimi i aplikimit të mbështetjes për bizneset nga Fondi i Punësimit, si dhe investimet e jashtëzakonshme në ndërtimin e shkollave me theks të veçantë, ndërtimin e shkollës së re në Neredime dhe Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” janë vetëm disa nga kryeprojektet që do të ngrenë shtatin e shohin dritën e realizimit gjatë vitit qeverisës 2020”, tha Aliu.

Në këtë seancë, me diskutime të shumta nga anëtarët e Kuvendit u miratuan edhe një varg vendimesh si anulimi i vendimit 01 Nr. 3956 të datës 28.07.2004 të Kuvendit të Komunës dhe revokimin e destinimit për parcelën 708-2 Z.K, propozim-vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale 00791-2, me 00792-2, 00793-0 Z.K. Talinoc i Muhaxherëve, propozim-vendimi për këmbimin e ngastrave kadastrale 00707-2, 00708-2, 00707-1 me ngastrën kadastrale 749-6 Z.K. Ferizaj, propozim-vendimin për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit të parcelës 964-2 dhe 965-0 Z.K Ferizaj.

Po ashtu, u miratua  propozim-vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit 01 Nr. 129 të datës 31.03.2016, propozimin vendimin për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 114 -0 Z.K Fshat i Vjetër, propozim-vendime për rishqyrtimin dhe plotësimin e vendimit me Nr. 01. Nr. 82, propozim-vendimin për aprovimin e Rregullores për Rregullin dhe shërbimet komunale, informatë për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, propozim-vendimin për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 23-2 ZK Ferizaj si dhe propozim vendimin destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 527-0 ZK Varosh.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress