Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:11

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ministria e Infrastrukturës: ANP “Adem Jashari” së shpejti me një aeroplan të ri

Prishtinë | 18/06/2019 14:56

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, në emër të Ministrit Pal Lekaj, të martën ka pritur në takim delegacionin austriak të kompanisë ajrore “Eurowings” dhe “Lufthansa Group”.

Temë kryesore e këtij takimi ishte rritja e afarizmit ajror dhe fluturimeve, e për të cilën kompania “Eurowings” tashmë operon në Kosovë, por që synon stacionimin edhe të një aeroplani të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe angazhimin e një ekuipazhi vendor.

 

Me startimin e operimit të këtij aeroplani, do të rritet edhe zhvillimi ekonomik i vendit, ngase do të bëhet i mundur punësimi i të rinjve kosovarë, ku për çdo fluturim do të punësohen nga tridhjetë pjesëtarë ekuipazhi. Përveç kësaj, në të ardhmen synohet që numri i të punësuarve të arrijë deri në 300, të trajnohen profesionalisht dhe të jenë të gatshëm të punojnë edhe nëpër destinacione të tjera nëpër botë.

 

Zëvendësministri Kadriu, duke pasur parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, pohoi se një gjë e tillë, përveçse do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve të resurseve humane të Kosovës, gjithashtu do të luante një rol shumë të rëndësishëm edhe në stimulimin e tregut dhe zbritjen e çmimit të aviobiletave.

 

Në këtë mënyrë, MIT do të jetë e gatshme të mirëpres çdo kërkesë të parashtruar nga autoritetet austriake, si dhe të ofrojë çdo lloj mundësie brenda kompetencave të saj, deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes me kompaninë në fjalë./KosovaPress/

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress