Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:35

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ministri Yagcilar takoi shefen e sapoemëruar të UNDP-së në Kosovë, Maria Soukko

Prishtinë | 10/07/2019 14:51

Ministri Yagcilar priti në takim shefen e sapoemëruar të UNDP-së për Kosovën, Maria Suokko.

Në këtë takim, që kishte karakter njohjeje, ministri Yagcilar,  znj. Suokko  e falënderoi për vizitën në MAP,  duke e cilësuar  mjaft të rëndësishme. Ndërsa, duke folur  punën dhe projektet e  Ministrisë së Administratës Publike, për procesin e Reformës së Administratës Publike, Pakon Ligjore  dhe zbatueshmerinë e saj, digjitalizimin e shërbimeve publike, ministri Yagcilar,  këto projekte i  cilësoi si prioritete të MAP-it. Në këtë kontekst, përmendi  edhe hartimin e rregulloreve për Pakon Ligjore, të cilat kanë një rëndësi të veçantë. 

Ndërkaq, shefja e UNDP-së, Maria Suokko, e përgëzoi  ministrin Yagcilar për punën e madhe që është bërë në MAP, duke e veçuar Pakon Ligjore. Ajo e çmoi lartë angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNDP-së për institucionet e Republikës se Kosovës. 
Palët në takim u dakorduan për   thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress