Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:37

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ministri Mustafa priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës

Prishtinë | 08/07/2019 14:50

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq dhe nënkryetarin e komunës, Bajrush Ymeri, ku diskutuan sa i përket bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Në këtë takim u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë në këtë komunë është e mirë. Me këtë rast ministri Mustafa theksoi se MPB do të vazhdojë përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ministri Mustafa vlerësoi përpjekjet e zyrtarëve të kësaj komune në inkurajimin e bashkëjetesës mes dy komuniteteve dhe vlerësoi  se një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar shërbimet e Agjencisë së Regjistrimit   Civil, për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress