Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:49

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Ministri Gashi priti drejtorin ekzekutiv i Frost Velly YMCA, Jerry Huncosky

Prishtinë | 25/09/2019 14:11

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur ne takim drejtorin ekzekutiv të YMCA Jerry Huncosky, me të cilin bisedoi për zbatimin e projektit të ndërtimit të qendrës rinore në Pjetërshan të Gjakovës, projekt ky i financuar nga MKRS.

Drejtori Huncosky u shpreh tepër i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe se ka kënaqësinë e veçantë që ndërtimi i kampit rinor po ecën sipas dinamikës së paraparë. 

Ai falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe konfirmoi mbështetjen e YMCA e SHBA-së për rininë më Kosovë edhe për vitet në vijim. 

Ndërsa ministri Gashi, e informoi në hollësi përfaqësuesin amerikan për projektin në Pjetërshan. Ministri theksoi se ndërtimi i kampit rinor do jetë një mundësi e mirë për zbatimin e programeve rinore. 

Ministri Gashi e ka njoftuar edhe me politikat dhe vendimet e marra nga ana e MKRS-së në të mirë të rinisë. Ai veçoi themelimin për fondin për rininë, si dhe potencoi se buxheti për rininë ka pasur një rritje të konsiderueshme.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress