Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 20.01.2020 02:29

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​MDIS-i ka zbatuar aktivitetin e ri funksionimit të rrjetit të juristëve/avokatëve të diasporës në Kroaci

Prishtinë | 03/12/2019 16:02

Bazuar në PVP 2019, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka zbatuar aktivitetin e ri funksionimit të rrjetit të juristëve/avokatëve të diasporës në Kroaci.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti ishin juristët/avokatët nga Zagrebi, ambasadori i Republikës së Kosovës, në Kroaci Gëzim Kasapolli dhe përfaqësuesit e MDIS-it.

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, i njoftuan pjesëmarrësit me procedurat e funksionimit të rrjetit të juristëve/avokatëve dhe qëllimin e këtij projekti.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për planifikimet e aktiviteteve për bashkëpunim në mes të këtij rrjeti, mekanizmave tjerë të themeluar në diasporë, si dhe raportet te cilat do të krijohen në të ardhmen me shtetet pritëse.

Në këtë takim u sqaruan edhe hapat e mëtejmë që duhet realizuar nga rrjeti i juristëve/avokatëve të diasporës në krijimin e shoqatave dhe formalizmin e tyre në shtetet pritëse.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress