Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:39

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Mbahet takimi i grupit punues për Listën e Avancuar të Pasagjerëve

Prishtinë | 11/07/2019 14:40

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues për Listën e Avancuar të Pasagjerëve (API), i cili ka për qëllim themelimin e udhërrëfyesit për të ndihmuar përparimin e autoriteteve kosovare drejt qëllimit për zbatimin e projektit për API.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj,  theksoi se pas vlerësimit të përgjithshëm të situatës dhe hartimit të grupit punues, tashmë do të fillojë faza e angazhimit të gjithë institucioneve që janë të përfshira.

Ai tha se qëllimi i këtij takimi  është që t’u ndahen punët secilit anëtar në mënyrë që fillimisht të bëhet shqyrtimi i legjislacionit  dhe nevojat për ndryshimet e ligjit për të qenë në përputhje me direktivat e BE-së, dhe ligjet e miratuara në shtetet anëtare dhe pastaj të vazhdohet me fazat tjera.

 Xhemajlaj falënderoi Ambasadën amerikane,  ICITAP-in, OSBE-në, EXBS-sin dhe BE-në, për ndihmën e vazhdueshme në hartimin e raportit për objektivat që do t’i ketë ky grup.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress