Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 23.10.2019 05:42

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Matoshi priti në takim ambasadoren e re të Francës në Kosovë

Prishtinë | 24/09/2019 16:42

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim njoftues ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën biseduan për bashkëpunimin në fushën e mjedisit.

Në takim ministri Matoshi prezantoi projektet dhe sfidat që Kosova ka një fushën e mjedisit, e ne veçanti në fushën e trajtimit të ujërave të zeza.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ripërsëriti përkrahjen e shtetit francez për Kosovën dhe Ministrinë e Mjedisit për të përmirësuar gjendjen e mjedisit ne vend.

Ministri Matoshi e ambasadorja Butel u dakorduan që të punojmë së bashku në realizimin më të shpejtë të projektit për ndërtimin  e impiantit për trajtimin e ujerave të zeza në Prishtinë, projekt ky që do të zgjidhë problemin me ujërat e zeza për kryeqytetin dhe komunat përreth. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress