Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 07:33

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Matoshi ia përkujton Mustafës telefonat e mençur kur qytetarët braktisnin vendin

Prishtinë | 13/08/2019 21:12

Këshilltari i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka reaguar ndaj deklarimeve të zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa se ‘po vjen Qeveria e Shpresës”, duke i përkujtuar deklaratat e Isa Mustafës si kryeministër gjatë vitit 2014 kur 120 mijë qytetarë të Kosovës braktisën vendin drejt Evropës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Isa Mustafa atë kohë kishte thënë se qytetarët që po iknin nga Kosova kishin me vete telefona të mençur.

Postimi i plotë:

“2019: Besian Xh. Mustafa po thotë se po vjen Qeveria e Shpresës. Me Sh- të madhe të shtypit! 2014: Lexoni diçka Retro për Shpresën, me Sh-të madhe të shqipshkrimit!!!

120 mijë qytetarë të Kosovës braktisën vendin ilegalisht gjatë dhjetorit.  Ndodhi tragjedia në lumin Tisa. Kryeministri i atëhershëm Profesor Isa Mustafa thoshte se emigrantët kishin telefona të mençur!??? No comment!”, shkruan Matoshi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress